Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA/ Protesta mbyllet me paktin Basha- Spiropali që PD të marrë ca bashki me pazar

19:08 / February 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita ka deklaruar sot se protesta do të vijojë të hënën. Kështu Monika Kryemadhi, kështu Gazmend Bardhi, kështu edhe Lulzim Basha.

Basha spiropali

Deri një ditë më parë saj, të gjithë këta deklaronin se nuk po proteston opozita, por populli. Dhe se opozita I shkon nga pas. Ndaj mund të pyesim: ku e dinë këta se kur do protestojë populli sërish?

Nuk ka shumë filozofi në këtë mesele. Opozita e Lulit dhe e Monikës, e shpenzoi bosh edhe municionin e radhës. Nxorën ca njerëz në bulevard, thyen ca xhama dhe mbathën opingat e ikën në shtëpi. Konsumuan çdo pritmëri, përgënjeshtruan çdo premtim që bënë, anulluan çdo skenar. Apokalipsi i budallallëkut qenka paqësor në fakt. Ka vetëm fjalë dhe inat. Por edhe Pazar.

Sepse nëse Sali Berisha premtoi se Edi Rama ka kohë deri në darkë, Lulzim Basha e poshtëroi një orë më pas duke thënë, jo: Edi Rama ka kohë deri të enjten.

Është hall i madh shumë për Shqipërinë që duhet të ketë të bëjë me një kryeministër karagjoz, palaço, të paaftë dhe që bën sikur nuk shikon batërdinë e vjedhjeve që po bën qeveria e tij.

Por është thuajse fatale kur këtë peshë virtytesh të pashoqe e reflekton e ashtuquajtura opozitë e cila përgatit një skenar për të cilin nuk ka aktorët për ta vënë në jetë.

Lulzim Basha është duke bërë atë lojë që para disa ditësh ja përmendi z. Rama. Ai po kërkon një mënyrë sesi të kolaudojë pazarin për zgjedhjet. Fatkeqësisht për të gjithë. Z. Basha nuk ka më asnjë kredibilitet që të flasë për përmbysje, opozitarizëm etj.. Ai është dordoleci politik që nuk tremb më njeri, por që i duhet Edi Ramës ashtu si është. Ta kuptojmë drejt të gjithë: dje ministrja Spiropali foli si padashur, në rrjedhën e budallallëqeve të telekomanduara që thotë se mundet që PS-ja të ndajë pushtetin me PD-në dhe ca bashki mund t’i marrë kjo e fundit. Pra kot që votohet. Këta mund të mbyllin një Pazar dhe ja, u bë. Flitet se Elbasani dhe Durrësi  janë në tavolinë për t’u falur. Udha e mbarë! Shpresojmë që z. Basha të arrijë të mbyllë me sukses marrëveshjen e kësaj pranver me znj. Spiropali, sikundër urojmë që edhe ne ta kemi gabim.

Ndoshta z. Basha dhe znj. Kryemadhi kanë ndonjë plan rezervë, diabolik dhe strategjik që mund të na përgënjeshtrojë për mirë të gjithëve. Inshallah! Por deri atëherë, do dëshmojmë të gjithë vetëm marrëveshjen Basha-Spiropali dhe presidentin që po nuhat se duhet të dalë në fushë si drejtues i opozitës. Fundja 2017 ishte kryekëput pasojë e matrapazllëqeve të Lulzim Bashës që në shumicën e rasteve nuk i reziston dot pazarit, jo sepse është emocional. E kundërta. Sepse është akull i ftohtë. Dhe sepse këtë impotencën që i lexohet kaq qartë e ka leverdi pasi e ccon ofertën aty ku do.

Respublica

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koçiu inspekton Qendrën e re për fëmijët me aftësi të veçanta në Peqin:Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

14:44 / July 1, 2026

Zjarri përfshin pallatin me mbi 200 banorë në Belgjikë, të paktën pesë të vdekur

14:37 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026

Sistem prokurimi me AI”, Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

14:06 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.