Andi Lila pritet që të jetë kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke mbuluar zonën e Kavajës. Gjatë një denoncimi të tij në facebook sot ndaj kryebashkiakut aktual të Kavajës Redi Krajli, Andi Lila ka zbuluar dhe strategjinë e re të opozitës, atë të kërkimit në Kushtetuese të anulimit të zgjedhjeve vendore të 2019-s.
“Unë personalisht si shumë qytetar të Kavajës,ju z.Krajli nuk ju njohin si Kryetar Bashkie pasi e ka marrë këtë detyrë në kundërshtim me ligjin, me zgjedhje moniste të cilat nuk janë të dekretuara nga Presidenti i Republikës.
Besoj se Gjykata Kushtetutese do t’ju tregoj z.Krajli se jeni i paligjshëm si Kryetar Bashkie.
Por me këtë urdhër që keni dhënë sot z.Krajli, ju keni treguar se jeni edhe i pamoralshëm për të drejtuar Bashkinë Kavajë”, shkruan Andi Lila.
