Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Andoni: Ndryshimet në qeveri janë politike, Balla e Peleshi do hidhen në terren për zgjedhjet në 2025

16:17 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Andoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Ben Andoni i quan ndryshimet në qeveri thellësisht politike, ndërsa tha se kjo parti po afron gjithmonë alternativa për njerëzit teknicienë apo të rinjtë. ”Ndryshimi i Qeverisë më shumë tregon se Edi Rama është i pari, që ai mendon për projeksionet e PS-së, se sa për të treguar se ishin të nevojshme”, tha Andoni në ”News 24”. Po ashtu për të niveli i korrupsionit është në nivele të frikshme në vendin tonë, sikundër edhe krimi, pavarësisht punës së madhe që bëhet nga Ministria e Brendshme.

Andoni tha se duket se Rama ka menduar që të kthejë në terren njerëzit që kanë vota dhe me këtë logjikë janë kryer edhe lëvizjet, duke kthyer Taulant Ballën dhe Niko Peleshin në terren. ”Mos harroni që Taulant Balla ka marrë më shumë vota në 2021, pra është njeriu i terrenit. Ai e përmbushi egon e tij për të qenë ministër i Brendshëm, tashmë bashkë me Niko Peleshin, duket se është menduar se do të jenë në terren”, tha Andoni.

Lidhur me emërimin e Piro Vëngut si ministër i Mbrojtjes, Andoni tha se ai ka qenë i angazhuar në disa delegacione ndërkombëtare, përfshi edhe atë të çështjes së detit. ”Ardhja e një teknicieni i bën mirë qeverisë Rama. Askush prej tyre kur ngre një modul të caktuar do e çojë deri në fund apo jo. Kjo tregoi rasti i Ervin Metes, një teknicien shumë i mirë, por që u largua. Po kështu edhe Taulant Balla bëri një punë shumë të mirë dhe sërisht u largua”, tha Andoni.

balla peleshi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.