Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anëtari i KLP-së paralajmëron dorëheqjen, arsyeja se i spiunojnë bisedat: Më vjen shumë keq…

17:52 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besnik Cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Këshilli për një arsye të pazakontë. Në mbledhjen e fundit të KLP-së, Cani ka shprehur shqetësimin për spiunimin e bisedave të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, gjatë mbledhjeve formale dhe informale.

Prokurori ka theksuar se çfarë thuhet brenda KLP del jashtë. Cani ka pohuar se nuk është në nderin e Këshillit që të bëjë ciu-ciu me telefon, ndërsa ka paralajmëruar kryetari i Këshillit Gent Ibrahimin se do largohet nga KLP-ja nëse vijon ky fenomen. “Edhe një gjë tjetër z. kryetar, më vjen shumë keq që pa dalë ende nga kjo sallë, vijnë mesazh për qëndrimet tona. Qëndrimet e mia janë parimore nuk janë për emra. Unë z. kryetar të kam thënë në një takim se nuk vij në mbledhjet informale sepse çfarë thuhet del jashtë, por edhe në mbledhjet formale, akoma pa mbaruar mbledhja, vijnë mesazhet për qëndrimet që mbajmë këtu. Qëndrimet e mia janë parimore, nuk ka asgjë me asnjë emër, me asnjë prokuror. Por nuk është në nderin e këtij Këshilli që të bëjë ciu-ciu në telefon, ky po mban këtë qëndrim, ai po mban atë qëndrim.

Nëse është kështu, e braktisim këtë sallë dhe kur të shohim se ne sillemi si qytetarë dhe shtetarë, vijmë në këtë sallë. Kjo tregon mungesë respekti për Këshillin, tregon që ne nuk jemi shtetarë. Besnik Cani çfarë ka, e thotë në këtë buton. Por që të dalin qëndrimet tona pa dalë nga sallë, kjo është fyerje e madhe që i bëhet këtij këshilli dhe mua si anëtar. Por nëse vazhdohet kështu, unë nuk rri në këtë Këshill. Nëse vazhdohet kështu z. kryetar, është më e lehtë për mua të them: Largohem nga ky Këshill, shkoj në Prokurori ku kam emërimin dhe vazhdoj punën time”.

Nga ana e tij, kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, ka pohuar se “Shqetësimi që ju ngrini është i përsëritur. Unë nuk mund të bëj tjetër veçse një kujtesë etike për të gjithë dhe në rast se nuk funksion, anëtarë të marrim një vendim që të gjithë ne këtu t’i mbajmë celularët jashtë”.

Marrë nga Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Ibrahimaj: Kredi me 0% interes për të rinjtë dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, aplikimet përmes platformës “Shtëpia jote”

14:42 / November 19, 2026

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

14:32 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.