Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anëtari i Kryesisë: Do pastrojmë PD nga mbeturinat! Berisha komunist

15:34 / December 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Në një intervistë në Report Tv, Kapllanaj tha se ai priste një dorëheqje nga Sali Berisha pasi u shpall “non grata” nga SHBA, por ai zgjodhi që ta përfshijë PD në betejën e tij personale pasi është shumë i lidhur me kultin e individit.

“PD vijon aktivitetin e saj politik dhe strukturat e saj funksionojnë të gjitha dhe dje u plotësuan vendet vakante pas shkarkimit të anëtarëve të kryesisë. Duhet të pastrojmë veten dhe familjen tonë nga ata mbeturina. Berisha tha se nuk do të implikonte PD në shpalljen e tij “non grata” dhe unë kam pritur nga ai dorëheqjen. Kur nuk pash dorëheqjen u zhgënjeva. Një pjesë e vogël në 8 vite opozitë ne nuk i kemi parë njëherë në krahun tonë, ikën në 2013 dhe nuk janë dukur më. Ata janë shfaqur vetëm në Foltoret e Berishës dhe këta e kanë kontratën vetëm me Berishën . Më 18 dhjetor ne duhet të ndahemi nga kulti i individit, Berisha vjen nga blloku, ka qenë komunist dhe ai ka jetuar me diktaturën dhe di si të manipulojë njerëzit dhe ka kultin e individit”, tha Kapllanaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026

Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK

12:21 / September 27, 2026

Situata në vend dhe vizita në SHBA, Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

11:01 / September 27, 2026

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.