Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Anëtari i kryesisë së PD-së lëshon deklaratën ‘bombë’: Ndërkombëtarët po kërcënojnë Ramën, ai do t’i heqë opozitës …

19:36 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f108e4fb3571
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, tashmë deklaratat e ndërkombëtarëve janë kërcënime për Edi Ramën.

Ai tha se Rama po prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe se kushtetuta parashikon se nuk mund të bëhen ndryshime në të pak muaj para zgjedhjeve.

“Nuk ka paralajmërime nga ndërkombëtarëve, se vënia e 16 pikave dhe mos plotësimi i tyre, ka bërë që tashmë të jemi në fazën e kërcënimeve. Po afron data e zgjedhjeve dhe nuk kemi një dakordësi të palëve se si do të futemi në zgjedhje. Prandaj them që është në kërcënim i qartë i Ramës dhe ata i kërkojnë atij që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Duke prishur një marrëveshje rikthemi në pikën e nisjes, ku duket të rinegociuar një marrëveshje e re nga ndërkombëtarët. Ne një vend ku institucionet funksionojnë nuk ka nevojë për një palë të tretë ku dolën ambasadorët garantë. Kushtetuta thotë se nuk mund të ndërhyhet në të disa muaj para zgjedhjeve dhe se nuk mund të ndërhyhet në mënyrë të njëanshme për të bërë ndryshime.

Edi Rama do ta prishë marrëveshjen duke bërë lojëra fjalësh dhe duke thënë se jemi një vend sovran, por vetëm kur i intereson atij. Por kur i intereson atij ulet me ndërkombëtarët. Shqipëria është në partneritet me ndërkombëtarët. Kur i nënshkruan këto marrëveshje duhet t’i zbatosh. Pa mbështetjen e ndërkombëtarëve ne nuk mund të kemi shtet.”-tha Bejko.

Sipas Bejkos, Rama po përpiqet që të reduktojë avantazhin e lartë që ka opozita dhe po mundohet që me anë të koalicioneve t’i heqë opozitës 6-7 mandate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.