Të hënën Kuvendi do të mblidhet për të ezauruar raundin e tretë të votimit për presidentin e republikës, ndërkohë që grupi i Alibeajt deklaroi dje se nuk do të propozojë asnjë emër kandidati duke e djegur edhe këtë raund njëjtë si dy raundet e tjera.
Lidhur me këtë temë, Roland Bejko anëtar i PD tha se grupi i Alibeaj, ka çuar tashmë disa terma të marrëveshjes, dhe nëse do të pranohen nga grupi i Ballës, do të dërgohen së shpejti edhe emrat për kandidatë.
Ai tha për MCN se deklarata e sotme e Berishës për Gazmend Bardhin është e poshtër, e bërë për të futur më shumë se përçarje në mesin e PD-së.
“PD do të vazhdojë të jetë akoma më e përçarë, sot thirrjet e Berishës, ndaj Alibeaj dhe Bardhit, janë të poshtra, të dalësh dhe të thuash ashtu për Bardhin, është e poshtër, sepse aty ishte një njeri i vdekur, dhe një i burgosur.
Berisha, po e fut Bardhin në hasmëri, në një sherr, ku nuk dihet ku po shkon filli”, u shpreh Roland Bejko.