Pandemia ka ndryshuar gjithçka rreth nesh dhe ka prekur shumë fusha e aktivitete të jetës sonë. Edhe kinemaja nuk u la jashtë këtij konteksti, pasi teatrot u mbyllën për një kohë të gjatë ndërsa xhirimet e filmave “ngrinë”. Tani kemi hyrë në një normalitet dhe shumë aktorë i janë rikthyer punës duke xhiruar.
Kjo përfshin dhe Angelina Jolie, e cila filloi xhirimet për filmin Marvel “Eternals”. Filmi do të dalë në kinema nëntorin e ardhshëm me yllin që interpreton heroinën Thena. Për t’ju përshtatur rolit, Jolie u bë bionde duke u “shndërruar” në një person krejt tjetër. Rezultati mund t’ju befasojë, por me të vërtetë aktorja me këtë ngjyrë flokësh duket si një kukull.
