Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

Angli-Francë duel mes kandidatësh për “Topin e Artë”

23:18 / December 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
england france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anglia ka shënuar 12 gola në tri ndeshje dhe më pas asnjë kundër Shteteve të Bashkuara, në ndeshjen më të komplikuar taktikisht. Ashtu siç ndodh me djelmoshat, ata ekzaltohen kur gjërat shkojnë mirë dhe e humbin entuziazmin sapo përballen me probleme.

Së shpejti do të zbulojmë se cilën nga dy fytyrat do të shfaqë skuadra e Sauthgejtit përballë kampiones së botës, Francës.

Ndjenja e qartë në ndeshjet e para është se fëmijët anglezë, të tallur një vit më parë nga Bonuçi dhe Kielini, kanë vënë mend dhe janë gati për një ndeshje niveli, të marrë për dore nga Kejni, i cili sapo është zhbllokuar e synon të thyejë rekordet e Uejn Runejt për golat e shënuar në kombëtare.

Ekuilibristi– Xhud Bellingam, i cili vallëzon mes sulmit dhe mesfushës e sjell dhuratën e rrallë të ekuilibrit, do të jetë edhe një herë thelbësor për një kombëtare që ka prirje të lodrojë në valën e entuziazmit.

Por përballë një ekipi me potencial të madh si Anglia është një Francë që tashmë e ka zhvilluar plotësisht potencialin e saj.

19-vjeçari i Borusias së Dortmundit po shkëlqen në Katar, por ekspertë të fushë betohen se ai ka potencialin për të bërë më shumë dhe sot do të ketë një mundësi për të treguar pjesë të tjera të klasit të tij.

Nga ana tjetër, për shkak të qëndrueshmërisë së sistemit dhe përvojës si kampion bote, formacioni i Deshampit duhet të konsiderohet më të drejtë favorit. Rabio ka vendosur një nivel shumë të lartë lundrimi, Grizmani është transformuar nga një yll ofensiv në një “gjithëfushor” thelbësor.

Si Napoleoni – Sulmuesi i Atletikos është çelësi i kësaj France, sepse ai vrapon në fushë, lidh repartet dhe parandalon përçarjen midis pjesës së poshtme dhe pjesës së sipërme të ekipit. Por sigurisht që diferencën e bën Mbape. Është ai që zgjeron hendekun e parashikimeve.

Lojtari më shpërthyes në botë, golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, nuk e godet Meguajerin e ngathët me të parën, por mund të shkojë ta kërkojë gjetkë lavdinë. Nga aftësia e anglezëve për të internuar Mbapenë në zonë shterpe të fushës, si Napoleonin në ishullin e Shën Helenës, do të varet lumturia e mbretit Çarls dhe popullit të tij.

Është sulmuesi i PSG-së njeriu kyç për “Gjelat”, të cilët nga ana e tyre shqetësohen për Herri Meguajerin. Jo për mënyrën se si do të mbrojë ndaj numrit 10 francez, por për inkursionet e tij në goditjet standarde apo këndore.

angli boterori France
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.