Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Anija me mbetjet e rrezikshme, pas ngarkesës qëndronin kompanitë “Sokolaj” dhe “Kurum”. Kontejnerët u bllokuan në Singapor

19:52 / August 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
container ship 6826183 1920
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria ka identifikuar kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e anije me mbetjet e rrezikshme. Sipas BIRN, më 5 gusht, ‘Basel Action Netëork”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk’ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, beson se anija ‘Maersk Campton’ dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, ‘Maersk Candor’, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Sipas të dhënave të BAN, kjo nuk është dërgesa e parë me mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Organizata shprehet se një dërgesë me mbetje të dyshuara të ngjashme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave në Fangcheng të Kinës.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i kanë bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Por përpara se të mbërrijnë në Durrës dhe përmbajtja e tyre të verifikohet, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit dhe Zyra kundër Mashtrimit e Komisionit Europian, OLAF, kanë inicuar hetime. Të dhënat e siguruara nga BIRN nga dosja hetimore tregojnë që marrësi i këtyre ngarkesave është kompania GS Minerals D.o.o e regjistruar në Rijeka të Kroacisë, gjithashtu në pronësinë e familjes Sokolaj.

Sipas drejtorit ekzektiv të BAN, Jim Puckett, dërgesa e kontenjerëve drejt një vendi që nuk është anëtar i OECD-së si Tajlanda, pa kapacitete të provuara të riciklimit të këtyre mbetjeve, ngre hije dyshimi. “Dikush është përpjekur shumë për të fshehur gjurmët e kësaj dërgese,” i tha ai BIRN gjatë një bisede telefonike nga zyra e tij në qytetin e Seattle në shtetin e Uashingtonit në SHBA.

Kompania “Kurum International” sh.a nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikim të këtij shkrimi, por në një deklaratë të shpërndarë për mediat më 21 gusht, ajo mohoi që të kishte lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme. “Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International,” deklaroi kompania, pa sqaruar nëse produkti në fjalë kishte dalë nga uzinat e saj. /Top Channel/

kurum toksike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.