Gazetarja Anila Hoxha ka folur lidhur me vetëflijimin në Kombinat, ku tha se Blerta Josifi, e vetmja e mbijetuar në familje, do të përballet sërish me Prokurorinë.
Hoxha tha se Blerta nuk tregon detaje në lidhje me sektin që i ka orientuar drejt kësaj ngjarjeje që u kthye në horror.
Më tej, gazetarja shtoi se Blerta tregon se si u angazhuan në Kishën Ungjillore, në “Dëshmitarët e Jehovait”, por stepet dhe shmanget kur bëhet fjalë për të treguar emrin e sektit që i përkushtoheshin.
“Vajza do të përballet sërish me Prokrurorinë, Blerta nuk tregon disa të dhëna për të cilat dyshimet se ajo….Blerta është shmangur dhe nuk ka treguar se në cilin sekt bënin pjesë dhe se kur kanë marrë pjesë vitet e fundit. Ajo është shmangur për të thënë emrin. Tregon se si u angazhuan në kishë, se si u ftuan nga tezja për t’u larguar, por fsheh emrin e sektit. Blerta thotë që ‘ishim të angazhuara për të shkuar në rrugën e Zotit’,”- tha Hoxha ndër të tjera.
Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në Spitalin Psikiatrik të Tiranës.
