Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anila Hoxha zbardh detajet: Si u zbulua zv.ministrja Rovena Voda, e fundosi përgjimi mes dy grave, çështja daton nga 2019

19:43 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vodo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zv/ministrja e Rovena Voda, e cila akuzohet se ka marrë para në këmbim të punësimeve në ministrinë e Brendshme, është zbuluar rastësisht nga përgjimet e kryera me telefon për një dosje tjetër. Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në studion e “Breaking” tha se një prej të arrestuareve ishte nën përgjim për një tjetër çështje dhe gjatë përgjimeve ambientale, kishte dalë dhe emri i Vodës. Sipas gazetares, ka qenë rastësi që emri saj doli nga përgjimet nga një dosje tjetër hetimore, e cila është copëzuar në gjashtë pjesë nga SPAK.

“Kjo dosja e madhe e trafikut është ndarë në 6 episode të tjera. Por këto dosje janë Voda. Ajo ekspozohet nga biseda e dy grave që kanë biseduar me të. Voda është ekspozuar, dy zonjat që ishin mikesha me njëra-tjetrën, e që interesohen që të punësohen dhe dalin pakënaqësitë. Zonja Beu e pakënaqur se u skualifikua nga gara, por edhe për shkak të pandemisë, ndonëse ajo kishte dhuruar diçka apo dhënë dy mijë euro. Ato thonë se e kanë takuar zonjën Voda në ministri. Një prej personave të biseduar ishte në përgjim për çështje të tjera. E për këtë arsye përfundoi zonja Voda si e dyshuar për ushtrim i ndikimit të paligjshëm,”- tha gazetarja.

Po ashtu, Hoxha sqaron edhe dosjen nga e cila është copëzuar përgjimi për Rovena Vodën, ku bëhet fjalë për një çështje që ka ndodhur në vitin 2019.

“Ka dosje që janë copëzuar. Voda i ka kushtuar copëzimi i një dosjeje të madhe, bëhet fjalë për një çështje që nisi në vitin 2019 që i kushtoi jetën edhe një prokurori në Kavajë, Edmond Karriqi, në një operacion antidrogë, që ndaloi pesë të rinj me doza të lehta. Përgjimi vazhdoi për këtë person që ishte në përgjim për çështjen e narkotrafikut përfshijnë edhe individëve të tjerë për të shpëtuar personat të tjerë, fillojnë edhe tentativat dhe negociatat me shoferin për të lehtësuar masën e të ndaluarve, për prokurorit Karriqi. Ata kanë angazhuar Karriqi që kërkon oficerit të policisë gjyqësor, që ishin përdorues droge, i ndryshon masën me detyrim paraqitjeje. Vëllai i të ndaluarve deklaron në bisedat telefonike se për pak ditë vëllai do të dalë se ne do të kemi paguar. Këto përgjime u vëzhguan me vëzhgime ambientale. Në një autostradë konverton shumën që është 2 mijë euro dhe shkon drejt Kavajës, takon shoferin e prokurorit personal të Kavajës, personi i intereson, kupton se dyshohet për shërbime të tjera,”-shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.