Anjeza Shahini i ka ndarë emocionet dhe nostalgjinë e saj për këngën me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’.
Këngëtarja ka publikuar një video të para 8 viteve ku këndon në një prej programeve të ‘Top Channel’.
Ajo ka performuar në versionin e saj këngën ‘Cry Baby’ të Janis Joplin dhe të gjithë e kanë komentuar pozitivisht.
Duke qenë se Anjeza është distancuar nga muzika prej kohësh, por edhe nga vendlindja, publikun e merr malli për vokalin e saj. Kjo performancë i ka kthyer të gjithë pas në kohën kur këngëtarja ishte shumë aktive në muzikë. Kujtojmë se hera e fundit që Anjeza ka performuar për publikun shqiptar është para dy vitesh