Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ankesa ndaj televizionit publik zviceran/ A është fjala “Shipi” diskriminuese për shqiptarët?

17:59 / November 5, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kultura 728x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup aktivistësh shqiptaro-zviceranë depozituan një ankesë ndaj Radio Televizionit Zviceran, SRF, pas transmetimit të një skeçi të titulluar “Die Shipis im Zoo“ (Shqiptarët në Kopshtin Zoologjik).

Në ankesë pretendohet se fjala “Shipi” është një term fyes dhe diskriminues për njerëzit me origjinë shqiptare. Ky emërtim, varësisht nga konteksti ku përdoret, ka të shumtën karakter negativ. Për rrjedhojë, ankimuesit kërkuan ndalimin e transmetimit të mëtejshëm të skeçit.

Mirëpo, organi kompetent i ankesave nuk e vlerësoi këtë term si diskriminues.

Duke u bazuar te karakteri satirik i emisionit, Autoriteti i Pavarur i Ankesave për Radio dhe Televizion doli në përfundimin se “nuk është përcjell mesazh diskriminues”.

Ndërkohë, “albinfo.ch” ka kontaktuar edhe iniciuesin e ankesës, artistin pamor Kreshnik Muçaj, i cili këtë e ka bërë në emrin e një grupi aktivistësh, si “iniciativë qytetare”, siç e shpjegon ai.

A është fjala “Shipi“ diskriminuese?

Kësaj pyetje u mundua t`i gjejë një përgjigje Komisioni i Pavarur i Ankesave (UBI) në datën 3.Nëntor 2022 në Bernë të Zvicrës.
Ankesën e kishin depozituar një grup aktivistësh shqiptaro-zviceranë, pas transmetimit të një skeçi të titulluar “Die Shipis im Zoo“ (Shqiptarët në Kopshtin Zoologjik) në kanalet online të televizionit publik zviceran (SRF).

Ankimuesit argumentonin që fjala „Shipi“ e ka prejardhjen nga titullimi diskriminues për shqiptarët „Šiptari“ ne gjuhët e sllavëve të jugut dhe po folësit e këtyre gjuhëve e kishin formësuar termin në dialektin e gjermanishtes në Zvicër.

Për përdorimin e kësaj fjale diskriminuese ankimuesit kërkonin që të ndalohej transmetimi i mëtejshëm i këtij skeçi.

Komisioni i Pavarur i Ankesave, (UBI) pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur, nuk gjeti karakter diskriminues në skeçin e shfaqur në televizionin publik zviceran (SRF) por shprehimisht nuk mbajti qëndrim mbi karakterin diskriminues apo jo të përdorimit të termit „Shipi“ për shqiptarët, në dialektin gjerman që flitet në Zvicër”.

Muçaj, për albinfo.ch thotë se “për mua e rëndësishme është që UBI nuk u shpreh mbi karakterin diskriminues të fjalës, por vetëm vendosi se skeçi nuk është diskriminues”!

Ndërsa në ankesën e tij, origjinalin e të cilës albinfo.ch e ka në dispozicion, në emrin e grupit të përmendur, Kreshnik Muçaj, veç tjerash shkruan:

Ankesë drejtuar SRF-së për postimin në Facebook “Shipis (shqiptarët) në kopshtin zoologjik” nga 13 maj 2022

Unë me profesion jam artist dhe e vlerësoj shumë lirinë artistike. Prandaj e kam të vështirë të kundërshtoj një kontribut satirik.
Siç e ka thënë kaq me vend Otto Julius Bierbaum: “Humor është kur qesh gjithsesi”.

Dhe unë jam dhe mbetem i mendimit se është detyrë e artit për të shtyrë kufijtë. Megjithatë, jam i bindur se ky kontribut qartazi e ka kaluar kufirin.

Fjala “Shipi/Shipis” është një term fyes dhe diskriminues për njerëz me origjinë shqiptare por që si fjalë ka origjinë serbokroate. Fjala “Shiptari” në përdorimin e gjuhëve sllave jugore është term diskriminues për shqiptarët. Të ndikuar nga folësit serbokroat në Zvicër është zhvilluar emri “Shipi”.

Para dhe pas ankesës sime pranë ombudspersonit të PSG-së më 17 maj 2022 kam kontaktuar ekipin editorial të SRF Comedy & Satire për për të diskutuar rreth çështjes. Në asnjë moment nuk kisha qëllimin që krijuesit e postimit t`i etiketoja si racistë. Unë kam parë këtu vetëm një keqpërdorim të fjalës “Shipi”.

Në përgjigjen e tyre, redaktorët mbajnë qëndrimin se fjala “Shipi” ka mbizotëruar në përdorimin e përditshëm dhe në këndet e lojërave në Zvicër dhe kështu që në emisionin në fjalë nuk mund të shihet ndonjë gjë e keqe.

Për mua, ky argument nuk qëndron…

Kjo është arsyeja pse unë besoj se në vendin tonë, dhe këtu flas si qytetar i përkushtuar i kantonit Basel-Stadt duhet të sigurojmë që njerëzit, pa marrë parasysh se çfarë origjine dhe etnie kanë, të mos stigmatizohen dhe të respektohet me empati, prejardhja e tyre”, përfundon ankesa.

shipi Shqiptaret Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

19:55 / April 6, 2026

Lufta/ Në 10 ditë shqiptarët anuluan 70% të rezervimeve për Dubai. “Ngrijnë” pushimet në Turqi

19:19 / March 18, 2026

“Shqiptarët po tallen me ne”: Përgjimet që “fundosën” Rezart Taçin, kunati i biznesmenit: E zgjidh unë këtë punë

19:43 / February 24, 2026

Pas skandalit me Epstein, Sarah Ferguson zhduket nga skena publike! Strehohet në klinikë luksoze në Zvicër

22:00 / February 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.