Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ankesat për ngacmime, jep dorëheqje zëvendëskryeministri britanik

14:25 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1C387DA2 436E 46A9 970E BB7D3472E31C
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria të premten, pas një hetimi të pavarur, rreth ankesave se ai i ka ngacmuar kolegët.

Humbja e zyrtarit të tretë të lartë, për shkak të sjelljes personale – në periudhë gjashtëmujore – do t’i dëmtojë përpjekjet e Sunakut për ta ringjallur Partinë Konservatore, dhe përbën një tjetër turpërim për të, pasi ai është zotuar për qeverisje me integritet. Raab ka dhënë dorëheqje përmes një letre nisur kryeministrit.

“Unë e kam kërkuar hetimin, dhe jam zotuar se do të japë dorëheqje, nëse ka të dhëna për ngacmime nga ana ime”, është thënë në letrën e Raab.

“Besoj se është e rëndësishme ta mbaj fjalën”.

Sunak ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Sunakut me dhimbje të thellë, mirëpo ka thënë se është e rëndësishme që ministrat të vendosin standardet më të larta.

Si zëvendëskryeministër, Raab nuk ka pasur pushtet formal, mirëpo është angazhuar për kryeministrin, nëse ai ka qenë jashtë Parlamentit.

Megjithatë, ai ka qenë aleat i ngushtë politik i Sunakut, dhe i ka ndihmuar në lansim të fushatës për kryeministër, verën e kaluar.

Në hetimet pesëmujore për sjelljen e Raabit, është thënë se disa zyrtarë qeveritarë, nga tri departamente të ndryshme, janë ankuar se ai i ka përqeshur.

Në raportin e avokatit, Adam Tolley, është gjetur se Raab ka vepruar në një mënyrë që ka qenë “frikësuese” dhe “vazhdimisht agresive”.

Ndërkohë, edhe vetë Sunak është duke u përballur me hetime.

Një komitet parlamentar është duke hetuar nëse ai i ka deklaruar si duhet aksionet e gruas së tij në një kompani për kujdes të fëmijëve./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Qeveria franceze miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet gjatë tubimeve

20:49 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.