Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ankesë në KQZ për deputeten e PD-së: Shkeli dekriminalizimin, fshehu ndryshimin e emrit të të atit

13:04 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elda hoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD për qarkun e Lezhës Elda Hoti, rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mësohet se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes Hoti, ku sipas dokumenteve të dorëzuara bashkëngjitur thuhet se është fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeneralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.

Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni. Kujtojmë se deputetja Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

WhatsApp Image 2021 10 21 at 13.00.02

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.