Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Anketa/ Ja cilat rrjete sociale përdorin më shumë shqiptarët

13:18 / June 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrjetet sociale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instagram, Facebook dhe Youtube janë mediat sociale më të përdorura nga shqiptarët sipas një studimi të bërë nga IdraPoll

Sipas anketës së realizuar mes përdoruesve të të njëjtave kanale, të rinjtë 18-25 vjeç dominojnë në përdorimin e Instagram kundrejt grupmoshës 26-44 vjeç që janë përdorues më së shumti të Facebook. Edhe përsa i përket gjinisë, diferencat vihen re në përdorimin e Facebook dhe LinkedIn nga djemtë dhe burrat, kundrejt Snapchat dhe Pinterest ku dominojnë vajzat dhe gratë.

Instagram, Facebook dhe Youtube janë mediat sociale dhe platformat më të përdorura nga të anketuarit, respektivisht nga 85% e të anketuarve përdorin Instagram, 82% përdorin Facebook dhe 74% Youtube.

Me një diferencë të konsiderueshme renditen më poshtë platformat e tjera sociale si Linkedin, Snapchat, dhe Tik Tok (rreth 30% për secilën).

Më pak të përdorura janë Pinterest me rreth 22% dhe Tëitter i cili përdoret vetëm nga 12% e të anketuarve. Ndërsa 7% e të anketuarve përdorin media sociale ose platforma të tjera dhe rreth 1% e të anketuarve përdorues të internetit nuk përdorin asnjë media sociale.

Diferenca të rëndësishme vërehen në përdorimin e mediave sociale dhe platformave nga grupmosha të ndryshme. Duket qartazi që të rinjtë, të moshës 18-25 vjeç përdorin më shumë media sociale si Instagram, Snapchat, Tik Tok dhe Youtube. Rreth 92% e të anketuarve të kësaj grup moshe përdorin Instagram kundrejt 79% e të anketuarve të moshës 26-44 vjeç të cilët përdorin të njëjtën media sociale. Snapchat përdoren nga rreth 45% e të rinjve dhe vetëm 18% e të anketuarve të moshës 18%. Thuajse e njëjta situatë vërehet edhe me Tik Tok, ku rreth 41% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç e përdorin këtë platformë, kundrejt 20% e të anketuarve të moshës 26-45 vjeç. Për Youtube nga ana tjetër vërehet një diferencë më e vogël, ku rreth 9% më shumë të anketuarit e moshës 18-25 vjeç përdorin këtë platformë krahasuar me moshën 26-44 vjeç.

Nga ana tjetër të anketuarit e moshës 26-44 vjeç përdorin më shumë Facebook, rreth 89% krahasuar me 72% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç të cilët përdorin të njëjtën platformë.
Ndërkohë kur analizojmë rezultatet sipas gjinisë vërehet që të anketuarit burra përdorin më shumë Facebook (87% e burrave kundrejt 75% e grave) dhe Linkedln (32% e burrave kundrejt 28% e grave).

Të anketuarat gra nga ana tjetër përdorin ndjeshëm më shumë se burrat platformat si Snapchat (36% gra kundrejt 24% burra) dhe Pinterest (33% gra kundrejt 12% burra).

Lidhur me platformat e tjera nuk shikohen diferenca të mëdha midis burrave dhe grave.

instata

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.