Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ankthi pas moshës 40 vjeç, si ta dallojmë dhe trajtojmë

19:57 / June 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ankthi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë. Foto: Flickr

Shumëkush e konsideron si fillimin e vërtetë të jetës por për shumë të tjerë është fillimi i një cikli të mbushur me ankth, stres dhe depresion.

Në këtë moshë, njerëzit kanë shumë pikëpyetje dhe dyshime mbi atë që kanë arritur dhe që synojnë të arrijnë.

Niveli i përgjegjësisë është më i lartë, dilemat shtohen dhe meraku për të ardhmen mbi veten dhe familjen, sidomos fëmijët rritet.

Ndonjëherë, pas moshues 40 vjeç aktualiteti shndërrohet në një sfidë të vërtetë, e cila duket e vështirë dhe kërkon forcë që të përballohet.

Situata ekonomike, problemet në familje, problemet në punë, papunësia, ritmi i vetë jetës etj janë disa prej shkaqeve të shumta, të cilat tek një pjesë e mirë e personave pas kësaj moshe, ankth, ngarkesë të rëndë emocionale dhe depresion.

Kjo gjendje shpesh i pengon njerëzit që të shohin të ardhmen me pozitivitet ashtu siç edhe frenon përpjekjet për të gjetur zgjidhjet e duhura e të drejta për sfidat që dalin para.

AgroËeb.org ju njeh më poshtë me shenjat si të dalloni kur jeni të ngarkuar emocionalisht dhe mënyrat më të mira për ta kapërcyer këtë gjendje.

Simptomat Emocionale Të Krizës

Kriza e moshës së mesme është e padiagnostikueshme nga mjekët.

Ajo është një koncept i vështirë për t’u analizuar.

Megjithatë, ekspertët mjekësorë kanë identifikuar disa nga ndryshimet më të mëdha në sjelljen e një personi të prekur nga kjo krizë.

Bëhet fjalë për:

Neglizhencë të lartë ndaj higjenës personale,

Ndryshime dramatike në mënyrën e të fjeturit,

Rënie ose shtim në peshë,

Ndryshime në humor, acarim, irritim, trishtim dhe ankth

Largim nga njerëzit dhe tërheqje emocionale.

Kriza E Pendesës

Ankthi pas moshës 40 vjeç, i cilësuar ndryshe edhe si kriza e moshës së mesme konsiderohet si periudha e pendesës.

Në këtë pikë njerëzit pendohen për shumë vendime të marra gjatë jetës.

Disa sëmuren më shpesh, disa të tjerë vërejnë që nuk kanë fizikun e mëparshëm.

Mungesa e lumturisë

Rruga drejt lumturisë është plot me kthesa të forta.

Njeriu nis të jetë më pak i lumtur që kur është adoleshent e deri sa arrin moshën 40 vjeç.

Lumturia kthehet në të pesëdhjetat, thonë ekspertët, të cilëve u referohet AgroËeb.org.

Sipas tyre, njerëzit që arrijnë të gjashtëdhjetat thonë se nuk kanë qenë kurrë kaq të lumtur.

Njerëzit në të dyzetat ndihen të plogësht.

Klikoni këtu për të mësuar disa metoda natyrale që ju ndihmojnë të shuani ankthin e tepërt.

Ekspertët rekomandojnë që të jeni dëgjues të mirë. Lërini të afërmit të flasin për shqetësimet e tyre, mos i gjykoni dhe mos jepni këshilla që në fillim.

Tregohuni të kujdesshëm me mënyrën se si i adresoheni një personi të tillë. Shprehni shqetësim por mos nënvizoni problemin.

Inkurajojini këta njerëz të kryejnë analiza shëndetësore.

Ndryshimet në humor mund të nxiten edhe nga sëmundjet si tiroidja.

Tregohuni të kujdesshëm ndaj njerëzve që duken se kanë ndërmend të lëndojnë veten dhe të tjerët. /AgroËeb.org

ankthi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.