Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANSA e rendit Shqipërinë mes 10 atraksioneve turistike kryesore për vitin 2024: Destinacion trend për pushime në bregdet

16:16 / January 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1704487594 turizem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria.

Agjencia italiane e lajmeve,ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria.

Në artikull theksohet se natyra me gjelbërimin, ujërat e kaltra dhe çmimet e ulëta e bëjnë Shqipërinë një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë këtij viti, kryesisht në sezonin veror. 

Vlora përmendet si një ndër qytetet me plazhet më të bukura duke theksuar veçanërisht Lagunën e Nartës dhe gjirin e Gramës.

“Ujërat blu, shumë gjelbërim dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror; Gjithashtu në vitin 2024 do të zgjidhet si një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, ndër vendet për të zgjedhur si bazë për të zbuluar plazhet më të bukura. Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtoheni, Laguna e Nartës ku mund të rigjeneroheni dhe një udhëtim me varkë në gjirin e vogël të Gramës për të admiruar peizazhe të bukura”- shkruhet në artikullin e medias italiane.

Shqipëria vendosi rekord gjatë vitit 2023 sa i takon numrit të turistëve që kanë vizituar vendin. Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, numri i turistëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit që lamë pas i kalon 10 milionë. Ndërsa me nisjen e Vitit të Ri, media prestigjoze si CNN e kanë renditur Shqipërinë mes 10 vendeve që duhen vizituar me patjetër.

ANSA turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.