Mësohet se është mbyllur pa një kompromis takimi i ministrave të jashtëm Rusi-Ukrainë në Antalia.
Takimi mes Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij ukrainas Dmitry Kuleba nisi para dy orësh në prani të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu i cili kishte marrë përsipër ndërmjetësimin mes palëve. Megjithatë, duket se ky takim dështoi, pasi lufta do të vijojë.
Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura. Megjithatë, ministri i Jashtëm ukrainas tha se është gati të takohet sërish me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një “diskutim thelbësor”.
Nga ana tjetër, i pyetur se si po zhvillohet lufta nga perspektiva e Rusisë, Lavrov përmes një përkthyesi u shpreh se bëhet fjalë për një “operacion special”. Ai akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.
Ndërsa, i pyetur nëse Rusia ka ndonjë plan për të sulmuar vendet e tjera, Lavrov tha ata nuk po sulmojnë dhe përsëriti qëndrimin se Rusia se nuk e ka sulmuar Ukrainën.
