Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Antibiotikët, jo efikas në shërimin e kolljes kronike

19:49 / March 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senior man coughing
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas rezultateve të hulumtimit i cili është kryer në 2.061 të sëmurë me kollë kronike duket që antibiotikët janë joefikas në shërimin e kollës këmbëngulës, i cili është shkaktuar nga infeksionet e lehta respiratore.

Të sëmurët që kanë marrë pjesë në hulumtim kanë pasur koll më gjatë se 28 ditë. Kolla është manovrim eksploziv ekspirator me të cilin në formë refleksive ose të qëllimshme tentohen të pastroje rrugët e frymëmarrjes nga përmbajtja e panevojshme.

Kolla është përgjigje normale ndaj pështymës, këlbazës ose materialit tjetër të huaj në rrugët e poshtme ose të sipërme të frymëmarrjes.

Kolla afatgjatë është e sikletshme dhe tregon për irritimin e rrugëve të frymëmarrjes. Është treguar që niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët të cilët kanë marrë antibiotikë nuk ndryshon shumë nga niveli dhe zgjatja e simptomave tek të sëmurët që kanë marrë placebo.

Kështu është treguar që përdorimi i antibiotikëve amoksicilin tek të sëmurët me infeksione respiratore, kur nuk ka qenë në pyetje inflamacioni i mushkërive, jo vetëm që nuk ndihmon por mund të jetë edhe i dëmshëm.

Dihet që përdorimi i tepruar i antibiotikëve, në veçanti kur nuk janë efikase, mund të çojë deri të zhvillimi i rezistencës së baktereve, dhe mund të shfaqen edhe efekte anësore si diarreja, skuqja e lëkurës dhe të vjellat.

Përndryshe, shumica e infeksioneve të lehta respiratore zakonisht kalojnë vetë, sepse kryesisht janë të shkaktuara nga viruset. Kolla sipas frekuencës është simptoma e pestë që e çon të sëmurin tek mjeku.

Në rastin e dyshimit për inflamacion bakterial të mushkërive (pneumoni), antibiotikët duhet të merren gjithsesi. /telegrafi/

antibiotik jo efikas kolles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.