Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anulimi i fashës 800 KW/h, vendim i përhershëm apo i përkohshëm? Si përgjigjet Belinda Balluku

20:33 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Belinda Balluku 768x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila njëkohësisht mban edhe detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka folur gjatë edicionit të lajmeve në Tv Klan në lidhje me vendimin e qeverisë për të anuluar hyrjen në fuqi të fashës 800 kilovat. Ajo u pyet nëse vendimi është i përhershëm apo i përkohshëm. Balluku theksoi se vendimi për fashën është marrë me kohë të kufizuar, pra sipas saj, për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë nevojshme.

Pyetje: Ky vendim është i përhershëm apo është i përkohshëm?

Belinda Balluku: Të falenderoj për pyetjen sepse ka një konfuzion sa i përket kësaj pyetjeje. Që kur kemi vendosur në bazë të analizave që një familje i mjaftojnë për të gjitha aktivitetet shtëpiake ditore të konsumojë rreth 800 kilovat orë dhe mbi 800 kilovat orë pastaj janë sasi të konsumuara sipas dëshirës së gjithsecilit dhe prandaj u vendos fasha për t’u paguar më shtrenjtë mbi 800 kilovat orë, pra shteti ofronte mburojën për sasinë e nevojshme dhe pastaj sasia e shtuar mund të paguhej më shtrenjtë nga qytetari, ne këtë e kemi bërë në bazë të një analize dhe llogarie të mirë studiuar. Megjithatë nëse e mbani mend dhe unë po e përsëris sot ne kemi aplikuar për miratim në ERE nga data 1 Tetor deri më 31 Dhjetor, duke i dhënë kështu mundësi kësaj fashe dhe çmimit të aplikuar mbi 800 kilovat orë që të ishte elastik dhe të kishte mundësi që të rishikohej herë pas here në bazë të konsumit dhe të kapaciteteve prodhuese të kaskadës. Ky është momenti kur kjo faktohet më së miri. Ne nuk kemi vendosur një fashë përgjithmonë, ne kemi vendosur një fashë në një moment të vështirë, pra vinim nga periudha e verës, thatësirë ku nivelet e kaskadës kanë arritur në nivele minimale, ku importi, ju kujtoj që në ditët e fundit të Gushtit çmimi në bursë ishte 1040 Euro. Pra në të gjitha këto kushte dhe duke qenë të ekspozuar nga Shtatori i vitit të kaluar është marrë vendimi për fashën, por është marrë me kohë të kufizuar, pra për t’u rishikuar në çdo moment që do të jetë e nevojshme.

belinda balluku fasha 800 KW/h
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.