Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anulimi i tarifave/ MASR pranon letrën: Studentët të çojnë ankesat për lëndët specifike që u zhvilluan online

15:03 / June 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fghfhh 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një reagim zyrtar, thuhet se MASR është në mbështetje të studentëve dhe nga janari janë alokuar fondet pranë IAL-vë për subvencionimin e përgjysmimit të traifave dhe bursat për ekselentët.

Po ashtu Ministria e Arsimit i kërkon studentëve të paraqesin ankesat për lëndët online që kanë shqetësime pranë universiteteve për leksione shtesë.

NJOFTIMI NGA MASR

Përgjigjja për shkresën “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020”:

Të nderuar,

Pas një proteste para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) më datë 17.06.2020, u pranua dhe u protokollua letra e pafirmosur me titull: “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020.”

MASR është gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe angazhohet plotësisht në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë. Kjo është dëshmuar qartë edhe me politikën e “Paktit për Universitetin”, një prej sipërmarrjeve më domethënëse të MASR si në aspektin financiar, shkencor dhe administrativ – e përkthyer ndryshe – një prej dëshmive më të mira të qasjes dhe mbështetjes së zërit dhe përmirësimit të jetës studentore, përfitues direkt të së cilit është edhe grupi i studentëve që protestoi më datë 17 qershor.

Përkundër dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19, MASR duke e konsideruar si një politikë të rëndësishme me fokus kryesor studentët, ka vazhduar “Paktin për Universitetin” duke ndjekur këtë vit alokimin e fondeve pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

MASR ka shlyer që në janar detyrimet financiare ndaj të gjithë IAL-ve nga buxheti i shtetit. Viti 2020-të është edhe viti më i mirë deri tani për sa i përket kontributit të buxhetit të shtetit në subvencionimin e kostos së studentit, përqindja e së cilit është në fashën 75-98% në IAL-të publike.

Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditore, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve.

Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.