Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Anxhela Peristeri performon e dyta/ Shkëlqen në finalen e “Eurovizion 2021” dhe falënderon në shqip

21:25 / May 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anxhela 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”.

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë.

Garën e hapi Qipro ndërsa 26 vende garojnë për çmimin e madh. Në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma-n”.

Ndërsa Zvicrën, që përfaqësohet nga këngëtari shqiptar, Gjon Tear’s me këngën “Tout l’Univers” e vendos në vendin e tretë. “Melodi shumë aventureske, kënduar nga një tenor i bukur, ‘felsetto’ e fortë”, shkruan producenti.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.