Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Apartamente, makina të shtrenjta dhe para me fajde, si binjakët nga Mirdita pastrojnë paratë e drogës dhe prostitucionit

21:05 / January 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para shqiptare 35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paratë e krimit qarkullojnë duke u dhënë me fajde. Ky dyshim i prokurorisë së Tiranës ka çelur dosjen e radhës në këtë institucion që po gjurmon të ardhurat dhe veprimtarinë e dy vëllezërve binjakë nga Mirdita, të cilët deklarohet se janë objekt i një hetimi sekret për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve të Top Channel dosja është hapur në dhjetor 2020, sipas një referimi nga seksioni i pastrimit të parave dhe aseteve kriminale.

“Dy vëllezërit binjakë janë të moshës 29 vjeç”, shpjegoi pjesëmarrësi në grupin hetimor, sipas të cilit njëri prej tyre ka shtetësi spanjolle dhe jeton në Spanjë ,kurse tjetri ka shtetësi rumune.

Të dy ata dyshohen si pjesëtare të një grupi kriminal në fushën e drogërave dhe të femrave dhe ka dyshime se të ardhurat e paligjshme jo vetëm i kanë investuar në Tiranë por edhe i kanë dhënë me fajde.

Dyshohet se të ardhurat nga fusha e drogës dy binjakët i kanë investuar në fushën e blerjes së apartamenteve dhe makinave të shtrenjta dhe po operojnë edhe në fushën e dhënies të parave me fajde.

Nëse ka kallëzime ndaj tyre për dhënien me fajde të parave nuk bëhet me dije, por sipas akuzës kjo formë e riciklimit të parave ka dyshime se po lëvrohet dhe në rrethe të tjera.

Megjithatë e para dosje që u bë publike pak kohë më parë, është dhënia me fajde e parave në qytetin e Shkodrës ku 19 persona u morën nën përgjegjësi penale, pasi të afërmit e në ish-zyrtari kishin hyrë në borxhe nga bixhozi./TCh

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.