Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Apartamentet do rriten me 35%, nëse qeveria nuk reagon”/ Ndërtuesit kundër Referencave: Vendimi rrit taksat

15:15 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banesa 1 780x439 1 752x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompanitë ndërtuese kanë kundërshtuar në unison, vendimin më të fundit të qeverisë për rishikimin e çmimeve të referencës së pronave.

Të surprizuar për këtë ndryshim në mes të vitit, Shoqata e Ndërtuesve I kërkon qeverisë nepërmjet një letre zyrtare dërguar edhe kryeministrit Edi Rama, që ky vendim të mos zbatohet.

Ndryshimi i referencave të pronave, sqaron Vizion Plus, rrit automatikisht dhe në mënyrë të menjëhershme tre taksa që paguajnë ndërtuesit.

“Me një goditje, kjo VKM ka prekur tre taksa. Konkretisht taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksën 3% e strehimit social, si dhe 15% tatim fitimin, të cilat llogariten automatikisht me çmimet e reja të referencës. Ne kërkojmë që kjo VKM të pezullohet dhe të mos zbatohet deri hyrjen e plotë në fuqi të ligjit për të ardhurat –tha Luigj Aleksi President i Shoqatës së Ndërtuesve.

Nisur nga kjo situatë vendimi i Këshillit të Ministrave prek edhe ato leje ndërtimi që janë në proces. Ky fakt , shton Vizion Plus, sjell edhe cënim të planit të biznesit për kompanitë.

“Në informacionet tona, të gjithë ata ndërtues që kanë marrë leje ndërtimi kanë hequr dorë nga zbardhja e saj, pasi rregullat e lojës kanë ndryshuar. Automatikisht çdo taksë, tashmë do të përllogaritet në bazë të çmimeve të reja të referencës dhe jo sipas planit të biznesit të hartuar me çmimet e vjetra- shprehet Erjon Harizi Kryetar Shoqata e Ndërtuesve”.

Shoqata e Ndërtuesve si hap të parë i ka dërguar autoriteteve një letër ankesë, por nëse qeveria do të refuzojë, do të ndiqen dhe rrugët ligjore. E gjithë kjo situatë në finale do të ketë një efekt edhe më të madh tek konsumatorët, pasi çmimet e ndërtesave do të rriten me 35%.

“Nëse qeveria nuk do të marrë në konsideratë kërkesën tonë, ne do të ndjekim rrugë ligjore. Por diskutojmë dhe studiot ligjore pasi per në kjo VKM është e palogjikshme është një barrë e re për ndërtuesit dhe jo vetëm, edhe për çdo qytetaret që ka një pronë dhe do ta shesë- sqaroi Harizi.

Ndërtimi është sektori që mban peshën më të madhe të taksave në vend, ndaj dhe çmimet e larta të ndërtimeve janë si rezultat edhe i barrës së tatimeve, një kosto kjo e cila në vend të ndalet, rritet edhe më tej.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Produkteve të skaduara u ndërronin datën dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë

11:05 / July 19, 2025

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

10:40 / July 19, 2025

Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë: Puna nuk do të ndalet

10:00 / July 19, 2025

Ushtria ndihmon për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

09:40 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.