Flakët kanë përfshirë një apartament këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lori Ligoni në zonën e njohur si Astir.
Raportohet se nga flakët është përfshirë një apartament në katin e gjashtë të një pallati.
Ndërkohë që drejt vendngjarjes kanë drejtuar 3 mjete zjarrëfikëse dhe një autoambulancë.
