Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli i Malajt: Të tregohemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë pyjet nga zjarri

10:54 / August 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit, ashtu si shumë bashki të tjera në vend, edhe ajo e Matit është përballur me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve.

Në Qafë Shtamë, Derjan, Laç, Zenisht, Batër, Urakë, Kangrazhd, etj, janë shuar disa vatra zjarri. Punonjësit zjarrëfikës, efektivë të ushtrisë e policisë, specialistë të pyjeve dhe emergjencave civile kanë sakrifikuar shumë për shuarjen e zjarreve.

Kryebashkiaku Agron Malaj i falenderoi sot të gjithë forcat që punuan në terren dhe institucionet që ndihmuan në normalizimin e situatës. Sakaq ai u bëri thirrje banorëve të Matit  të tregohen më të kujdesshëm dhe të mbrojnë pyjet nga zjarri.

Postimi i Malajt:

Dua të falenderoj dhe të shpreh mirënjohje për të gjithë heronjtë tanë zjarrfikës që janë të gatshëm në çdo kohë dhe po punojnë intensivisht për përmirësimin e situatës së krijuar nga zjarret në #Mat.

Faleminderit punonjësve të shërbimit zjarrfikës Mat, Ushtrisë, Komisariatit të Policisë, punonjësve të pyjeve dhe emergjencave civile dhe Policisë bashkiake.

Gjithashtu një falenderim të veçantë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes që ndihmuan me ndërhyrjen ajrore për vështirësinë e situatës dhe terrenit të vështirë.

Aktualisht në Mat është një vatër zjarri aktive në zonën e quajtur “Kongrazhd” për të cilën po punohet për shuarjen e saj.

Prandaj të nderuar qytetarë ju bëjmë thirrje që të tregohemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë pyjet nga zjarri, se kështu mbrojmë mjedisin ku jetojmë por edhe i shpëtojmë përballjes me Ligjin kundër zjarrvënies së qëllimshme.

Goni

Agron Malaj zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.