Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 49-vjeçarin Ilir Paja, 49-vjeçarin, i cili u arrestua në Laprakë më 3 nëntor për llogari të autoriteteve italiane. Paja rezulton i dënuar në itali për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, ku dhe ka marrë një dënim prej 24-vitesh.
49-vjeçari njihet ndryshe me nofkën “Ufo”, për aftësinë e tij për të “avulluar” papritur nga burgjet ose kudo që ndodhej i ndaluar.
Në vitin 2007, ikja e tij nga një ambulancë në të cilën ndodhej i shtruar, u bë e famshme dhe bëri bujë në media. “CV”-ja e tij është e pasur me ngjarje kriminale, nga Gjermania, Italia e deri në Shqipëri.