Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Apeli nga Teliti: Duku pensionist, protesta është përgjigjia e duhur ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë/ditë

19:08 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teliti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti thotë se protesta është përgjigjia e duhur ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë/ditë për pensionistët. ”Këto qindarkat që po jep lëmosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh “të arta” apo inceneratorë fantazëm”,-shkruan Teliti.

Postimi i plotë

DUKU PENSIONIST, PROTESTA ËSHTË PËRGJIGJA E DUHUR NDAJ LËMOSHËS TALLËSE 25 LEKË/DITË. E cfarë mund të bejë pensionisti me 25 lekë në ditë shtesë nga indeksimi? Në rastin më të mirë do mund të blejë një kokërr vezë, apo të blejë një panine, apo një kaush me fara luledielli (të papjekura, se të pjekurat kushtojnë më shumë).

Këto qindarkat që po jep lëmosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh “të arta” apo inceneratorë fantazëm.

Në piedestal janë vendosur vjedhja dhe abuzimi që i kanë marrë frymën këtij vendi, ndërkohë qytetari i moshës së tretë braktiset përjetësisht. Para këtij përcmimi, para kësaj talljeje të rradhës që vazhdon prej 11 vitesh, E VETMJA RRUGË ËSHTË REFUZIMI, REAGIMI, PROTESTA.

Dorjan Teliti pension
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.