Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për të marrë detyrën si kryetar i bashkisë Himarë. Gjatë javës që shkoi, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e 12-të në radhë për lirim nga qelia të Alfred Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ende i pamandatuar e ankimoi në Apel një vendim të 28 dhjetorit 2023 të Shkallës së Parë, që nuk pranoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të dhënë ndaj tij.
Lexo edhe :
Related Posts
Të premten, Apeli i Posaçëm vendosi të miratojë këtë vendim, duke lënë kështu në qelitë e paraburgimit Belerin, i cili po gjykohet aktualisht për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

