Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Lefter Kokës për heqjen e sekuestros për një ndërtesë në zonën e Vollgës në Durrës.
Pasuria është vënë në sekuestro pas hetimit pasuror për inceneratorët, pasi ish-ministri Koka është nën hetim për korrupsion e pastrim parash.
Më herët Gjykatat kanë rrëzuar kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka për heqjen e sekuestros së kantinës së pijeve alkoolike në Rrushbull të Durrësit.
Po kështu ish-zyrtarit të lartë i kanë sekuestruar edhe 4 prona të tjera. Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave me dyshimin se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.