Përdorimi i aplikacioneve nga fëmijët nuk sjell vetëm pasoja negative, por mund të përdoren dhe për të mësuar numrat dhe shkronjat. Këtë e thotë një studim i fundit mbi këtë temë të publikuar në revistën amerikane Pediatrics.
Studiuesit e Florida International Universiyt kanë analizuar të dhënat e 35 studimeve të mëparshme, për një total prej 4600 fëmijësh nën gjashtë vjeç në vende të ndryshme të botës.
Nga studimet del se nëse aplikacionet janë interaktive fëmijët mund të mësojnë veprimet e para matematikore dhe gjuhën, duke nisur nga shkronjat.
“Koha që kalojnë para ekranit është një fenomen që ekziston dhe nuk mund të shmanget. Duhet të përqendrohemi në sasinë e kohës së kaluar para ekranit, por duhet që dhe këtë kohë ta bëjmë sa më produktive të jetë e mundur. Ideja është të shfrytëzohet për diçka pozitive”, thotë Shayl Griffith, autorja kryesore e studimit.
American Academy of Pediatrics, duke përmendur autorët, rekomandon që të shmangen ekranet në 18 muajt e parë të jetës, dhe më pas të mos kalohet një orë në ditë, duke nisur me aplikacione interaktive që mund ti shohin me prindërit.
