Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta, ministri Lleshaj tregon si do procedohet

11:57 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj ne terren
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta do të rijapet dhe lajmi bëhet i ditur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht po shpërndahen pasaportat dhe kartat e ID të prodhuara më parë, ndërkohë që ka njoftuar se javën tjetër do të krijohet një aplikacion për qytetarët, me anë të të cilit do të mund të rezervojnë oraret për t’u paraqitur pranë zyrave të aplikimit.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se qytetarët duhet të paraqiten vetëm brenda orareve, në këtë mënyrë do të mund të shmangen radhët dhe dyndjet.

“Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”, thekson Lleshaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.