Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Apple dhe Google rikthejnë TikTok në SHBA

09:14 / February 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ap25017790638443 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump për të ruajtur aplikacionin dhe një akt ekzekutiv që shtyu bllokimin e platformës.

Po ashtu, Bloomberg dhe CNBC raportuan se Apple do ta rikthente aplikacionin në ‘dyqanin’ e saj të aplikacioneve po të enjten në mbrëmje.

Sipas CNN, TikTok ishte i disponueshëm për shkarkim për amerikanët që nga mbrëmja e së enjtes, kur u bë një provë për ta shkarkuar atë në telefona të ndryshëm.

E ardhmja e pasigurt e TikTok ka të bëjë me një ligj të nënshkruar vitin e kaluar nga Presidenti Joe Biden, i cili i dha kompanisë kineze ByteDance 270 ditë për të shitur aplikacionin tek një pronar amerikan ose një aleat i SHBA-së, ose do të përballej me ndalim, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

TikTok u mbyll për rreth 14 orë në janar, por kthimi i shpejtë u atribua premtimeve të presidentit Donald Trump, për të mbajtur platformën funksionale në SHBA.

Megjithatë, përdoruesit e saj, që ishin 175 milionë, përballeshin me një problem: Aplikacioni nuk ishte i disponueshëm në dyqanet e Apple dhe Google Play, së bashku me Lemon8 dhe CapCut, që janë gjithashtu në pronësi të ByteDance, kompania amë e TikTok.

Apple kishte njoftuar se e kishte hequr TikTok nga dyqani i aplikacioneve për shkak të ndalimit, por aplikacioni mbeti i disponueshëm për ata që e kishin shkarkuar më parë.

Trump mori detyrën më 20 janar dhe nënshkroi urdhrin ekzekutiv më vonë atë ditë, duke i dhënë TikTok 75 ditë më shumë për të gjetur një pronar të ri.

Premtimet e Trump për të shpëtuar TikTok

Ky akt ekzekutiv thoshte se shtyrja prej 75 ditësh do të ndihmonte administratën Trump të “përcaktonte kursin më të duhur në një mënyrë të organizuar që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi që përdoret nga miliona amerikanë.”

Trump tha për gazetarët se kishte ndryshuar mendje për TikTok, sepse “e përdori atë.” Ai gjithashtu u shpreh se veprimi që nënshkroi për TikTok i jepte atij të drejtën të “ta shesë atë ose ta mbyllë.”

“Kemi të drejtën të ta shesim ose ta mbyllim, dhe do ta marrim këtë vendim,” tha Trump.

Tik Tok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.