Shumë nga telefonët e fundit smart janë fokusuar tek cilësia e fotove, dhe aparateve që kanë të integruar. Larg kësaj nuk qëndron as Apple e cila tenton të përmirësojë edhe më shumë pjesën fotografike të iPhone.
Kompania bëhet e ditur se ka blerë Spectral Edgem, një shoqëri britanike e specializuar në teknologji që përmirësojnë cilësinë e fotove. Termat financiare të blerjes, sipas Bloomberg nuk dihen ende.
Kjo kompani lindi në mjediset akademike të universiteti të East Anglia, dhe Spectral Edge ka krijuar një teknologji kompjuterike të fotografisë e aftë të bashkojë të dhënat e kapura nga një lente normale e kamerës me atë të mbledhur nga sensorë infra të kuqë, që të përmirësojë rendimentin e fotove. Aktualisht, iPhone nuk ka sensore infrared.