Apple prezantoi gjeneratën e re të iPhone, dhe ajo që bie në sy është çmimi më i lirë se paraardhësit e tij. Çmimi fillestar është më i ulët se vitin e shkuar, duke nisur nga 699 dollarë.
Megjithatë ky është çmimi fillestar, ndërsa në vendet si Shqipëria mund të shkojë në 1189 euro deri në 1280 euro.
Të gjithë kanë procesorin A13 Bionic, me një ekran 6.1 polsh, dhe dy fotokamera të pasme të vendosur një kuadrat. Fotoja e përparme bën video në slow motion për të bërë selfie, dhe që do të quhen “slofies”.
Për më tepër smartphone vjen me gjashtë ngjyra të ndryshme. Krahas tij u prezantua dhe iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Këto dy të fundit kanë ekranin Oled. Çdo fotokamera ka një sistem regjistrimi video 4K me një dinamikë estetike dhe qëndrueshmëri “të nivelit kinematografik”.
Me sistemin iOS 13, të gjithë kanë mjete për editimin e videove, për të rrotulluar, prerë dhe për të vendosur filtra.
Krahas iPhone, Cupertino është fokusuar tek videolojëratndërkohë që vijnë risi dhe për iPad dhe Apple Watch.