Gjiganti i teknologjisë, Apple raportoi 58,3 miliardë dollarë të ardhura për tremujorin e dytë, një rritje e të të ardhurave me 1%, kundrejt vitit të kaluar, duke kaluar parashikimet e analistëve.
“Megjithë ndikimin global të COVID-19, jemi krenarë të raportojmë se të ardhurat e kompanisë Apple pësuan rritje në këtë tremujor”, deklaroi shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.
Blerjet e shërbimeve Apple, duke përfshirë blerjet e aplikacioneve, iCloud, abonimet Apple TV dhe Apple Music, u rritën nga 11,5 në 13,3 miliardë dollarë, krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë, të ardhurat nga të ashtuquajturat “veshje”, përfshirë “Apple Watch” dhe kufjet “AirPods”, u rritën nga 5,1 në 6,3 miliardë dollarë.
