Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë.
Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët, por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i takon këngëtarëve, Kryefjala.com mëson se çifti ia ka besuar artistëve si Anxhela Peristeri, Bruno, Klajdi e Yll Limani.
Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.