Prej shumë vitesh, është ‘traditë’ në “Top Channel”, që natën e ndërrimit të viteve, me një programacion të veçantë, shikuesit e kalojnë në shoqërinë e spektalit të humorit “Portokalli”.
Megjithatë, duket se këtë vit gjërat do të jenë ndryshe! Mesa duket për herë të parë, 31 dhjetori nuk do të jetë i “Portokalli”, por i “Big Brother VIP”, që këtë vit ka ardhur në një edicion të veçantë.
Dyshimet për këtë i ka ngritur vetë moderatorja Arbana Osmani. Në një pyetësor në Instagram, ndër të tjera, ndjekësit e kanë pyetur për destinacionin e udhëtimit për natën e ndërrimit të viteve.
“Në shtëpi, duke parë ‘Big Brother VIP’, kudo tjetër do të mërziteni shpejt, do të nevrikoseni, ose do të shpenzoni shumë”, shkruan Arbana, që mesa duket na la të kuptojmë se 31 dhjetorin do ta kalojmë me të dhe banorët.
