I gjithë vendi ndodhet në karantinë. Të paktën kështu duhet të ndodhë, derisa situata të normalizohet. Ditët që nga java e kaluar kanë ndryshuar si 360 gradë, për dikë mund të kenë qenë të mërzitshme, për dikë argëtuese, e për të tjerë një mundësi për të reflektuar. Mbase kështu kanë qenë edhe për Arbana Osmanin, e cila pak minuta më parë ndau këtë postim në instagram, duke treguar se e di mirë se çfarë do të bëjë sapo kësaj situate t’i vijë fundi.
“Kur kjo çmenduri të ketë mbaruar, gjëja e parë që do bëj do jëtë të zbuloj botën me shokun tim të udhëtimeve, por për momentin po mjaftohemi me kujtimet e bukura të vitit të shkuar☹️ Çdo gjë do të shkojë mirë❤️ Take care!”, shkruan Arbana.