Moderatorja Arbana Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka reflektuar për 2020-ën. Ajo ka kujtuar momentet e vështira dhe të bukur që kaloi gjatë këtij viti.
Arbana Osmani zbuloi se nisi me një humbje të madhe, vdekjen e gjyshes së saj dhe ndërsa qante për të Zoti i bëri një dhuratë pasi dy ditë më vonë mësoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, Diellit.
