Arben Kraja është drejt dorëzimit të postit si kreu i SPAK-ut, duke hapur kështu garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Këtë të premte pritet që të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Tre janë kadidatët të cilët kanë shfaqur interes, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili, Klodian Braho dhe Andand Xholi.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK-ut, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK-ut nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.
