Arben Malaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, facebook, ka njoftuar se ka aplikuar për t’ju bashkuar sërish partisë socialiste, pas një shkëputje të gjatë. Ai shkruan se në 2013 u vetëlargua nga PS dhe për 8 vite ka luftuar kundër arrogancës ndaj qindra mijërave mbështetëve të PS.
“Kur të tjerët do ta fillojmë ta braktisin, sapo PS të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalzim e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe jam inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia. Në 1991 ata që e molën Partinë e Punës e braktisën të parat dhe u kthye po të parët për ti thithur deri në pikën e fundit, në pikën ku nga gjinjtë e nënave del me shumë gjak se qumesht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë. Në 1991 une ju bashkova socislistëve vlonjatë për modernizimin e PS. Isha me shumë fat bashkëpunova si nen kryetar i PS Vlorë me qindra socialiste, te ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulëm agresivitetin partiak në Vlorë, e hapën partinë për të gjithë duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuan PS në vitet e “çmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit. Në 2019 vendosa të kthehem në PS si në kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm. Kam aplikuar online, por pranimin në PS nuk qënka siç thotë Rama. Në mirënjohje të sociliastëve aplikova online edhe në 2013, paszgjedhje, por e bllokuan. Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnetarisht në PS nuk e cenon dot asnjë”, shkruan Malaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
