Një tjetër konkurrent ka vendosur të lërë programin e “Për’puthen”, pas ikjes së shumëpërfolur të Fation Kuqarit. Bëhet fjalë për Arbër Arucin, i cili vendimin në fjalë e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory. Teksa argumenton se po largohet nga emisioni për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë, nuk mungon edhe një fjali thumbuese e tij, lidhur me situatën kaotike të shkaktuar në emision, pas publikimit të fotografive të Teas me Beartin.
“Përshëndetje miqtë e mi, dua të bëj një njoftim për të gjithë ju që më keni ndjekur dhe mbështetur deri tani. Kam vendosur të mos jem më pjesë e emisionit për arsye personale të disa angazhimeve dhe detyrave shumë të rëndësishme, të lëna pezull jashtë Shqipërisë”, shkruan Aruci ndër të tjera.
Më tej shton:
“Shyqyr që dola single unë, më pa Zoti”.
Lidhur me trekëndëshin Beart, Tea, Andi, kujtojmë se para pak ditësh, dy të fundit njoftuan se po largoheshin nga emisioni si çift, për ta vazhduar kështu njohjen jashtë kamerave. Por publikimi i fotografive të Teas dhe Beartit ndryshoi katërcipërisht gjithçka!