Anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani është tërhequr nga kandidimi i tij për Gjykatën Kushtetuese, por ende nuk dihen arsyet e kësaj tërheqeje.
Dvorani kaloi me sukses vetingun në korrik të vitit të kaluar, duke u rikonfirmuar në detyrë. Pavarësisht se pati disa probleme me deklarimin e pasurisë, të cilat nuk u quajtën fshehje llogarish apo të ardhurash por një deklarim i pasaktë për llogaritë bankare të tijat dhe të personave të lidhur me të.
Për emrin e Ardian Dvoranit kishte mjaft akuza nga opozita në drejtim të kryeministrit, por Rama u përgjigj duke thënë se PD është e dëshpëruar nga pastrimi i pallatit të drejtësisë.
Ndërkaq, në dhjetor Ardian Dvorani fitoi për anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga shorti që u hodh në Kuvend.