Ardit Gjebrea, ndonëse i ka kaluar të 60-at e tij, vijon të mbetet ndër imazhet më të dashura të publikut. “Showman”-i duket së bashku me familjen e tij, teksa ecin në këmbë. Veç angazhimeve në punë, familja Gjebrea është kudo bashkë. Anila dhe Anna janë gjithnjë shoqërueset e tij, dhe të tre së bashku plotësojnë tablonë e familjes së lumtur. Të kombinuar me njëri-tjetrin dhe qetësisht, familja ka përshrkuar rrugën pa u shqetësuar për sytë e kureshtarëve, që i kanë shoqëruar.
“Anila ishte dezhurn te shkolla ‘Petro Nini Luarasi’ dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj të hynin në shkollë.
Te dera e shkollës ajo më ndaloi te hyrja, por ‘prepotenca’ prej të riu triumfoi. Unë hyra dhe fitova fillimisht zemërimin e saj, ndërsa më pas simpatinë dhe kokëfortësinë e saj. Megjithëse që atëherë isha i njohur, ajo nuk pyeti për famën time”.
Por, a e kishte të lehtë Ardit Gjebrea t’i thoshte të dua Anilës dhe si ndodhi?
“Tepër e vështirë ishte ‘ta fusja në thes’, por më në fund ia dola! Të dua e kemi thënë me puthje më pas e deri më sot e themi çdo ditë”, shprehej Arditi.






