Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ardit Gjebrea nuk e mban dot veten në emision: Jam një lumë me lot përbrenda

18:48 / January 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardit Gjebrea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardit Gjebrea ka treguar sot vështirësinë e të qenit prezantues, kur i duhet të përjetojë emocione pa fund në rubrikën e “Ka një mesazh për ty”.

Moderatori i njohur kishte sot një rast të veçantë të një motre dhe një vëllai, të cilët u bashkuan pas 24 vitesh.

Besnikja prej vitesh nuk mund ta shihte dot vëllain e saj në sy, për borxhin që i kishte marrë.

Për shkak të vështirësive ekonomike, ajo i kërkoi falje të vëllait, që i mori lekë për të blerë shtëpi, por nuk mundi t’ia kthente.

E gjithë kjo situatë ka përlotur Ardit Gjebrean, i cili tha se sa herë që sheh të tilla emocione, qan përbrenda.

Ardit Gjebrea: Nuk i bëtë dot lekët?

Besnike: Nuk i bëmë dot lekët kurrë. Unë falë jush, se nuk e mora kurrë guximin. I kisha shumë qejf njerëzit që vinin dhe jepnin mesazhe, kështu në televizion, kur i shikoja nuk di çfarë të them. Gjithmonë thoja ta çoj dhe unë vëllain atje, sepse ai e meritonte faktikisht se më kishte bërë një gjë kështu..

Ardit Gjebrea: Po ai vëllai sa herë në muaj të thotë ty: Po ato lekët kur do m’i japësh?

Besnike: Asnjëherë! Prandaj edhe kam ardhur më shumë këtu sepse vëllai sot edhe 24 vjet, atë muhabet nuk e zuri asnjëherë në gojë.

Ardit Gjebrea: As larg e larg?

Besnike: Jo, jo dhe nuk më ka pyetur njëherë: O Besnike çfarë u bë me ato lekët? Ato kushërinjtë e burrit nuk mundën t’ju drejtonin pak. Se me thënë të drejtën kjo është edhe pak neglizhenca jonë, për burrin tim në radhë të parë që duhet të ishte marrë pak më shumë me këtë çështje.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e thirre burrin këtu, ta kishe bërë për një lek?

Besnike: E donte, se kam 24 vjet që rri me këtë brengë, e donte, por hajt mo!

Ardit Gjebrea: Po ja falim?

Besnike: Ehe, po ja falim. Edhe ishte dhe pak neglizhenca jonë ta them, edhe pak ne besuam. Dhe ne ngelëm dhe pak kështu si mbas dore, më ngelën gocat pa shkollë, se burri punonte, po vetëm ushqeheshim nuk është se na mbetën të ardhura. A e di çfarë pike kam në zemër, nuk e ke idenë, prej kësaj gjëje. Sepse ndoshta ne po të kishim marrë pak kompensim atje, do të rregulloheshim nga një anë dhe do të kishin ecur edhe fëmijët pak më përpara. Edhe nusja e vëllait, edhe fëmijët e vëllai s’ma thanë asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Edhe ata asnjëherë?

Besnike: Asnjëherë! Bëjnë sikur nuk e dinë. Prandaj kam shumë peng Ardit. Unë nuk e shikoj dot vëllain në sy, bëhet një dasëm, bëhet një gjë. Të blesh një gjë nuk kam mundur.

Ardit Gjebrea: Se të duket dikur e ble me lekët e tij?

Besnike: Po!

Ardit Gjebrea: Të të them diçka një sekret. Është shumë e vështirë kur dëgjon kështu gjërash dhe sidomos në momentet kur ti përlotesh, që unë ta mbaj veten, si me thënë.

Besnike: Unë me zor si e kam mbajtur këtu brenda, se nuk desha.

Ardit Gjebrea: Duhet gjithmonë të dini që sa herë përloteni aty, unë këtu brenda jam një lum me lot, domethënë. Mundohem, sepse ne jemi prezantues dhe nuk duhet të dorëzohemi përballë telekamerave, por ndonjëherë është e pamundur.

Ardit Gjebrea fton në studio vëllain e saj, Skënderin. Ata përloten kur shohin njëri-tjetrin në studio dhe Skënderi tepër i emocionuar shprehet: Kushdo të ishte do ta bënte! /tvklan

ardit gjebrea
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.