Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Argat i Serbisë”, zv.kryeministri i Kosovës sulmon Berishën

20:59 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxha, iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, bërë ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Berisha e cilësoi Thaçin argat të Serbisë, që sipas tij, ka mbajtur në dorë flamurin e “Serbisë së Madhe”, por për zv.kryeministrin kosovar këta janë deklarata përçarëse dhe jo të vërteta.

“Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontributin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Më tej, Hoxha është shprehur se Berisha po mundohet që të bartë politikën ditore të Shqipërisë edhe në Kosovë, duke caktuar me një mendësi totalitare se kush është tradhtar e kush hero.

“Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero”, është shprehur zyrtari i lartë i PDK-së.
Ndërsa, politikani kosovar e mbyll reagimin e tij, duke thënë se për konsolidimin e Kosovës dhe Shqipërisë duhet një bashkëpunim ndërshqiptarë.
“Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar”, ka përfunduar Enver Hoxhaj.

Argat i Serbisë Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama niset drejt Parisit, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën me ftesë të Macron

09:57 / July 13, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, forcohen masat e sigurisë rreth Parlamentit

09:52 / July 13, 2026

Rama ndan pamjet:Kolonja e Rilindur i shtohet listës së destinacioneve turistike

09:00 / July 13, 2026

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.