Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Argita Malltezi pas protestës para Parlamentit: S’ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati

12:59 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
argita berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeminisrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 5 muajsh, ka marrë pjesë në protestën thirrur nga opozita para Parlamentit.

Argita Malltezi, në një deklaratë për gazetarin Osman Stafa, u shpreh se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit pasi të kalojnë 6 muaj pa u paraqitur në sallën e Kuvendit.

Ajo u shpreh se mandati hiqet kur ligjvënësi mungon pa arsye, por shtoi se ish-kryeministri nuk është lejuar të marrë pjesë në seancat gjyqësore me vendim gjykate.

“Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes.

Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nënë akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.

Sa i përket protestës, Malltezi theksoi se do të ketë përshkallëzim në vijim si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.

“Protesta ka qenë e veçantë, nervi opozitar ka qenë më evident, do të ketë përshkallëzim në vijim. Do të vijojë brenda dhe jashtë parlamentit për kauzat që opozita ka”, u shpreh vajza e ish-kryeminisrit.

kuvend malltezi proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.